Dita Botërore e Mjedisit, nis pastrimi i bregdetit në Vlorë

Në pritje të fluksit të turistëve, Task forca e prefekturës Vlorë, nisi aksionin për pastrimin e bregdetit.

Me qese në duar, nxënësit e shkollave të qytetit filluan mbledhjen e mbeturinave, ndërsa ndërmarrja e shërbimeve publike doli në terren me mjete për pastrim e plugim.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Ermal Dredha, ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, përveç pastrimit, premtoi më tepër siguri në plazhe.

Në Kukës, dita ndërkombëtare e mbrojtjes së mjedisit i gjeti nxënësit e shkollave, duke pastruar vijën liqenore të Fierzës.

Përt pastrimin e vendit reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, janë më të pastra dhe gati për të pritur turistët.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, u angazhuan në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *