Diskutimet për ujësjellësin/ Berisha: Çfarë ndodhi me rritjen e çmimit?

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra, prandaj rritja e çmimit është ‘mjet ndëshkimi’. Sipas tij, qeveria është fajtore për këto lëvizje dhe duhet që ta ulë çmimin e ujit deri në dhënien falas.

“Kjo seancë është një turbullirë e vërtetë. E përdor ujin si mjet ndëshkimi ndaj qytetarëve. Në aktin e parë ia rritët çmimin me 40% kur Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra. Në ligj e moral, autoritetet e vendit duhet t’ia ulin çmimin deri në dhënien falas për shkak të rezervave të pafundme natyrore. Ju rritët çmimin me pretekstin e furnizimit 24 orë. Çfarë ndodhi me rritjen e çmimit? Ujësjellësi i Tiranës parashikon humbje 62% sipas këtij Enti Rregullator. Ju me lëvizjet që bëtë i dërguat drejt falimentimit këto sipërmarrje të mëdha” – tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *