Digjet makina në Korçë, pronari: Nuk kam asnjë konflikt

Është djegur gjatë natës një mjet i parkuar në qytetin e Korçës.

Policia njofton se, “rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit Mateos Dërsniku., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Sipas informacioneve, pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt, ndërkohë që nuk është as person me precedent penal. Do të jetë eksperti i cili do të përcaktojë nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo jo.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *