Digjet makina gjatë natës në Vlorë

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës së djeshme rreth orës 02:30 në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Uniformat blu bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar por, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *