Dietat për punonjësit e policisë/ Çuçi: Ka patur vonesa, por kemi shlyer të gjitha detyrimet

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një konferencë për mediat ku bëri edhe bilancin e një vit pune të institucionit që drejton, theksoi se në dhjetor kanë kaluar të gjitha oraret dhe dietat e punonjësve të policisë së shtetit, që ishin të prapambetura.

Ai pranoi se kishte pasur vonesa.

“E merrni faktin e dosjes së është fakti aty dhe kërkoni që t’i përgjigjeni. Ne kemi shlyer të gjitha detyrimet e dietave dhe orët jashtë orarit. Çdo detyrim është i shlyer. Pati një vonesë, kjo është e vërtetë, për mekanizma buxheti kur ndodhi kriza ku patëm disa axhustime ku pati një problem evropian. I kemi shlyer të gjitha në fund të vitit. Mund të marrësh informacion kurdo në policinë e shtetit, që e menaxhon këtë gjë.”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *