Dielli ju shkakton njolla në fytyrë? Ja dy maska të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Në periudhën e verës, fytyra është një ndër problemet që kanë të gjithë njerëzit. Fytyrat më delikate janë gjithmonë ato që shfaqin njolla nën ndikimin e rrezeve të forta të diellit.

Duhet t’i kemi ‘sytë katër’ për ‘të vjedhur’ ndonjë maskë apo truk që na sugjerohet.

Kujdesi për moskrijimin e njollave duhet të fillojë që në periudhën e dimrit, në mënyrë që, gjatë sezonit të pranverës dhe verës, fytyra të jetë e mbrojtur nga ndikimi i lartë i rrezeve të diellit.

Nuk janë vetëm rrezet e diellit ato që krijojnë njollat në fytyrë, siç mund të mendohet. Ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e njollave janë ilaçet që mund të përdorni, parfumet me alkool, periudha e menopauzës, kontraceptivët kundër shtatzënisë.

Si t’i trajtosh?

Maska e parë: 1 kokërr molle (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.

Grije mollën bashkë me lëngun e limonit dhe vendose në fytyrë. Mbaje për rreth 30 minuta dhe më pas shpërlaje fytyrën me ujë, në të cilin ke hedhur pak sodë buke.

Maska e dytë: Çdo darkë lyeje fytyrën me lëng limoni, para se të flesh dhe shpëlaje të nesërmen në mëngjes.

Pas disa përdorimesh do të shikoni se fytyra është pastruar plotësisht dhe do të jetë më e freskët se më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *