Dibër/ I dehur në timon dhe ‘gangster’, 45-vjeçari godet policin brenda komisariatit

Një 45-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.D., teksa raportohet se ka goditur edhe një punonjës policie.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 63 vjeç, banues në Lurë, Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin A.D., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit për në Komisariat ka goditur punonjësin e Policisë. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasin S. K., pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *