Dialogu Kosovë-Serbi/ Osmani: Ne kemi shumë presion, Beogradi po përkëdhelet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është Kosova pala e cila ka më shumë presion në dialogun Kosovë-Serbi. E ftuar në “Radar” në Radio Dukagjini, Osmani ka thënë se pala serbe po përkëdhelet gjersa Kosova po dëshmon vlerat e saj proevropiane dhe jo vetëm.

“Ka presion më shumë për Kosovën sesa për Serbinë që është për të të ardhur keq, sepse Kosova është vend 100 për qind proamerikan, pro sundimit të ligjit, shembull i demokracisë në rajon e më tej. Tani në raport jemi në top-treshen sa i përket zhvillimit dhe sundimit të ligjit, kurse Serbia një shtet autokratik që bashkërendit politikën e saj me Rusinë… po merret me të mirë, po përkëdhelet”,– tha Osmani.

Ndër të tjera Osmani shtoi se presioni nuk duhet të fokusohet te Kosova, pasi duhet të sigurohet që asnjë zhvillim të mos e prekë sovranitetin e shtetit tonë.

“Kjo nuk do të thotë që presioni të fokusohet të Kosova, sepse janë bërë shumë koncesione përgjatë viteve dhe duhet të sigurohemi që secili hap të mos e prek territorin dhe sovranitetin tonë se pastaj do t’i lëmë edhe fëmiëjt tanë.”– deklaroi ajo.

Vizita e saj në ambientet e Dukagjinit vjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Presidentëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *