Dhunoi mësuesin se i ngacmoi seksualisht motrën e mitur, lihet i lirë 29-vjeçari

Albi Gumeni, 29-vjeçari, i cili dhunoi mësuesin Kleanth Laçi në Tepelenë, është liruar ditën e sotme nga ambientet e komisariatit. Ai u vetëdorëzua vetëm para dy ditësh, duke pranuar dhunimin e 59-vjeçarit dhe deklaruar se arsyeja e këtij veprimi ishte se mësuesi i fiskulturës i kishte ngacmuar seksualisht motrën 13-vjeçare.

Pas kësaj dëshmie të tij, policia ka arrestuar menjëherë mësuesin e shkollës 9-vjeçare dhe ka nisur procedimet penale kundër tij, duke e akuzuar 59-vjeçarin për ngacmim seksual ndaj të miturve dhe deklarim të rremë. Mbajtja e Gumenit në dhomat e izolimit në komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orëve.

Kjo ka ndodhur për shkak se prokuroria e Gjirokastrës e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në komisariat pas rrahjes së mësuesit nga ai dhe dy persona të tjerë. Mësohet se lirimi i të riut nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli.

Ajo e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Gumenit, pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanth Laçi. Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është lënë i lirë. 29-vjeçari pritet të vijojë bashkëpunimin me policinë për zbardhjen e plotë të veprimit kriminal të mësuesit ndaj motrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *