Dhunoi bashkëjetuesen e tij, arrestohet 41-vjeçari në Korçë

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Uniformat blu raportojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rehovë, Kolonjë, ndërsa i arrestuari është shtetasi me iniciale, E.Q.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *