Dhunohet barbarisht 54-vjeçari në Fier!

54-vjeçari Sokol Bajgora, nga fshati Baltez i Fierit, i cili u dhunua në orët e para të mëngjesit të së enjtes (16 Nëntor), ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, ndërsa tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e tij për të vjedhur.

Ai tregon se ndodhej i vetëm në shtëpi, dhe se mungesa e energjisë elektrike e bëri gjithë situatën më të vështirë. Me fytyrën e mavijosur, 54-vjeccari rrëfen se ndërsa ka refuzuar që t’ju japë para personave të maskuar, ata e kanë goditur disa herë me tytën e armëve, dhe e kanë lënë të plagosur poshtë krevatit.

“Ata i kishin rënë derës, i thyen xhamin edhe hynë. Unë dal nga dhoma gjumit, pa mbërritur tek dera, ata erdhën me elektrikë me automatikë, direkt më thanë ‘Lekë!’

S’kam lekë iu thashë pastaj më vunë poshtë të tre e fut e bjerë pastaj. Më kanë qëlluar në kokë me qyta pistoletë. Donin të m mbyllnin gojën, të më lidhnin dhe këmbët e duart. Siç isha, i lyer në gjak, bërtita fort që të më dëgjonte ndonjë nga vëllezërit se i kam afër, por ai kishte qenë në punë, unë e dija që ishte pushim. Pas ca minutash më lanë poshtë krevatit, si duket iu interesonte të mos ngrihesha.

Zvarrë-zvarrë u ngrita, s’orientohesha dot se dritat na ishin fik, shkova tek vëllai dhe pastaj njoftuam Policinë. Tre veta me pistoleta automatikë, me maska, siç i mban Policia, vetëm syri. S’i njoha”, ka thënë ai.

54-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë, ndërkohë që Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *