Dhunë ndaj bashkëshortes, fëmijës së mitur dhe vëllait, 3 të arrestuar në Tiranë

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur. Gjithashtu policia ka arrestuar dy vëllezët, 45 dhe 42 vjeç, pasi kanë ushtruan dhunë ndaj njëri-tjetrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin S. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit A. K., 45 vjeç, dhe B. K., 42 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *