Dhuna horror në Tiranë/ Berisha dënon aktin: Qeveria hesht..

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dhunimin e shtetases 28-vjeçare në Tiranë nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli.

Në një deklaratë për mediat ai dënoi aktin dhe u shpreh se organet kompetente janë treguar indiferente.

Berisha ka risjellë në vëmendje dhe vdekjen e 19-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko ku tha se klithmat e saj ranë në vesh të shurdhët.

Deklarata e plotë:

Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies.

Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia.

U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.

Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë.

Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.

Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia.

Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.

Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *