Dhëndri “surprizon” nusen ditën e dasmës, shfaq videon e tradhëtisë së saj

Një ngjarje aspak e këndshme është bërë virale në rrjetin social Tik-Tok ku shihet së një dhëndër ka ‘surpizuar’ të ftuarit dhe nusen e tij.

Në një video të publikuar së fundmi shihet se nusja ka tradhëtuar bashkëshortin me kunatin e saj.

Videoja e realizuar në vitin 2019 ka shkaktuar bujë të madhe në internet. Ndërkohë mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kinë.

Pasi dhëndri ekspozon videon para të ftuarve që shohin të tmerruar, dëgjohet duke thënë: “A menduat se nuk e dija për këtë?”

Më pas, shihet nusja duke i gjuajtur buqetën me lule. Por mënyra se si është hakmarrë dhëndri ka shkaktuar reagime në rrjet.

Shumë përdorues ishin në anën e dhëndrit duke thënë se nusja mori atë që meritonte ndërsa të tjerë theksonin se ai thjesht dukej të kishte anuluar martesën.

Sjellim në vëmendje se një dhëndër xheloz rus ka vrarë gruan me të cilën sapo ishte martuar, duke e rrahur për vdekje në sy të të ftuarve.

35-vjeçari Stepan Dolgikh u bë xheloz sepse gruaja e tij, 36-vjeçarja Oksana Poludentseva komunikoi me një të ftuar në një mënyrë që atij nuk i pëlqeu. Ngjarja ka ndodhur në Novosibirsk.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *