Devoll/ Goditën me mjete të forta pronarin e një lokali, shpallen në kërkim dy persona

Dy persona janë shpallur në kërkim në Bilisht, pasi kanë goditur me mjet të fortë në kokë pronarin e një lokali.

Shtetasit me iniciale shtetasit J. G., 22 vjeç dhe V. G., 43 vjeç, akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit J. G., 22 vjeç dhe V. G., 43 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dje, në qytetin e Bilishtit, këta shtetas kanë goditur me mjet të fortë në kokë, në lokalin e tij, shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *