Detaje nga vrasja e Indrit Ndojt, 34-vjeçari humbi jetën nga gjakderdhja

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj, ku sipas autopsisë , i riu humbi jetën nga gjakderdhja, pas goditjes me thikë.

Më pas u hodh në kanal në një rrugë dytësore në lagjen “Bakushe Visha” të Fushë-Krujës. Motivet e ekzekutimit të të riut mbeten ende mister, por pista ku po hetohet është ajo për motive banale apo një konflikt i çastit.

Familjarët e 34-vjeçarit kanë treguar se kishin komunikuar me Indritin një ditë përpara krimit, por nuk kishin vërejtur asnjë shqetësim tek ai. Ata thonë se Indriti udhëtonte me biçikletë, por mjeti nuk u gjet pranë trupit të pajete, ndaj dyshojnë se i riu është vrarë në një tjetër vend dhe më pas është hedhur në kanal. 34-vjeçari ka qenë i arrestuar në shtator të 2021 për trafik klandestinësh.

Së bashku me një tjetër person ai u ndalua pasi u kap teksa transportonte me automjet 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Për këtë vepër penale ndaj tij u caktua masa e arrestit të shtëpisë, masë në të cilën ndodhej edhe gjatë kohës kur u ekzekutua.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *