Detaje nga arrestimi si “në filma” i Laert Haxhiut, tentoi…

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu në Janinë një ditë më parë.

Oficerët e policisë së Sigurisë i kanë bërë sinjalizim që të ndalojë një makinë në zonën e Eleuzës së Janinës, por drejtuesi i mjetit nuk u është bindur efektivëve të cilët më pas i janë vënë në ndjekje.

Makina në tentativë për të shmangur arrestimin nga policia, ka përplasur tre makina të tjera në rrugën e Vorio-Epirit, ku edhe mbeti i bllokuar. Policia greke thotë se ka arrestuar drejtuesin e makinës dhe 2 persona të tjerë në momentin që mjeti tip BMW X5 është përplasur me bordurën.

Sipas mediave greke, nga hetimi i drejtorisë së policisë së Janinës rezultonte se personi që u arrestua ishte Laert Haxhiu, 31 vjeç, i cili kërkohej nga policia shqiptare si pjesë e një grupi kriminal dhe i akuzuar për vrasje e tentativë vrasje në Shqipëri.

Laert Haxhiu udhëtonte në makinë me një shqiptar të shpallur në kërkim dhe një grek.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *