Dëshmia “epike” e bosit të Cosa Nostra-s: Jam fermer

Matteo Messina Denaro pretendon se është një fermer i thjeshtë dhe se nuk ka lidhje me mafian.

“Nuk e kam më vendbanimin se më ka anuluar bashkia. Tani jam pa pasaportizim. Kushtet e mia ekonomike? Nuk më mungon asgjë. Unë kam pasur pasuri por m’i kanë marrë të gjitha. Po të kem akoma diçka do ta bëj,”- tha mafiozi i arrestuar më 16 janar.

Magjistratit që e pyeti se cili ishte vendbanimi i tij i fundit, Messina Denaro iu përgjigj: Në Campobello banoja si i arratisur, pra në fshehtësi.

Ai mohoi se i përkiste mafias së Cosa Nostra-s e po ashtu ka hequr nga vetja çdo përgjegjësi. Madje shkoi deri aty sa u shpreh se për Cosa Nostra-n kishte mësuar gjithçka nga gazetat.

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *