Deputeti Braçe ‘zëri’ opozitar brenda qeverisë denoncon policinë

Deputeti i Partisë Socialisti Erjon Braçe përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka bërë thirrje kundër atyre që i ka cilësuar si “spiunë dhe fuksa”, që spiunojnë njerëzit që ndërtojnë çatitë e tyre. Nga Bregasi i Divjakës, Braçe u shpreh se nuk e kuptonte se pse spiunojnë njerëzit që po ndërtojnë çatitë e banesave të tyre, teksa ishte krahë një banori të zonës që i kishte ndodhur diçka e tillë.

Ai vijoi duke thënë se me t’u kthyer në parlament në 15 maj do miratohet ligji që heq lejet për çatitë, avllitë dhe ndërtimet e brendshme që njerëzit të jenë të lirë të rregullojnë banesat e tyre.

“Jam në Bregas, prapë muhabet çatie. Dikush ka spiunuar se nuk dinë çfarë të bëjnë përveç se të spiunojnë njerëzit që bëjnë çati. Nuk e kuptoj pse nuk i lënë njerëzit të rregullojnë shtëpitë e tyre. Nuk e kuptoj.

Dy gjëra dua të them për të gjithë. Pa përjashtim. Bëj durim nga spiunët dhe fuksat e kryefuksit që kandidon në Divjakë për t’u marrë me çatitë e miletit. Në 15 maj me t’u kthyer në parlament do miratohet ligji që heq lejet për çatitë, avllitë dhe ndërtimet e brendshme që njerëzit të jenë të lirë të rregullojnë banesat e tyre. Dhe të shpëtojmë një herë e mirë nga fuksat që nuk lejojnë njerëzit të ndërtojnë çatitë”, u shpreh Braçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *