Deputetët e përjashtuar të PD kërkojnë të futen në seancë, ndalohen nga Garda

Deputetët e PD të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare një javë më parë, duket se nuk do të heqin dorë dhe do të tentojnë të futen sërish në Parlament.

Ndërkohë, deputetët janë zhvendosur nga selia blu drejt Parlamentit, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe protesta e opozitës sërish jashtë Kuvendit.

Mes deputetëve të përjashtuar, janë edhe Sali Berisha, Flamur Noka, Edmon Spaho, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi. Këta të fundit po tentojnë të futen në seancë, por janë përballur me Gardën, e cila nuk i lejon, duke krijuar kështu tension mes tyre.

“Të të vij turp, t’i the ka mbaruar Mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *