Del Meta nga SPAK: U pyeta për Cez-DIA, fajin e ka Rilindja

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është thirrur ditën e sotme nga SPAK ku i pakënaqur është shprehur se ky institucion duhet të merrej me çështjet që opozita ka depozituar. Sakaq trembjen në fytyrë ja ka përforcuar edhe pyetja e një gazetare e cila ju drejtua, se a ka besim tek SPAK Ilir Meta por ky i fundit pasi dëgjoi pyetjen refuzoi të përgjigjej duke u larguar.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme foli për mediat.

“Kisha një pritshmëri se SPAK-u do të ishte një institucion që do t’i ndihmoja me shumë kënaqësi.

Janë me dhjetëra kallëzime të mija që qëndrojnë. Sot kuptova që kishin të bënin me CEZ-DIA. Aktivizohet sa herë është rilindja në krizë, por jam i detyruar të tregoj sjelljen time prej qytetari ndaj institucioneve të drejtësisë dhe modelin qytetar në raport me transparencën që duhet të tregojë cdo person që është i përfshirë në politikë.

Jam përgjigjur me shumë qetësi e durim për t’i ndhmuar si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara.

Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e Cez-it pasi ka qenë në opozitë në atë kohë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje as me çështjen Cez-Dia.” – u shpreh ish-Presidenti.

Lidhur me faktin nëse Cez-Dia konsiderohet aferë Meta u shpreh: “Mendoj se kjo është një çëshjte e drejtësisë dhe gjithçka që është kjo cëstje nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën. As Cez nuk ka pasur asnjë përfitim në kohën kur Ilir Meta ka qenë Ministër i Ekonomisë përkundrazi ka hasur kundërshtim”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *