Deklarata ‘bombë’ e Karamuços: Nga përgjimet e aplikacionit “Sky ECC”, do të arrestohen shumë persona

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë mbrmjen e sotme, ku shprehet se Eurojustic ka në posedim mijëra mesazhe nga përgjimet e aplikacionit “Sky ECC” që mund të çojnë në arrestime të shumta.

Karamuço tha se në këto përgjime ka dosje përvëluese për shumë persona.

“Janë mijëra mesazhe të Sky në kuadër të Eurojustic që kur kanë marrë këto të dhënat. Në këto mesazhe ka dosje përvëluese. Një historik shumë i madh. Mund të fillojnë arrestime nëse përdoren ato mijëra mesazhe”, tha Karamuço.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *