Dëbora ‘pushton’ Korçën/ Temperatura nën zero dhe probleme me energjinë në disa njësi

Qarku i Korçës është përfshirë nga moti i ftohtë, me temperatura nën zero, reshje bore në zonat malore dhe era e fortë. Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në qytet, ndërsa në zonat malore mbi 900 m, ka pasur reshjet dëbore.

Trashësia e borës varion nga 7 cm – 25 cm (Dardhë). Ndërkohë është punuar gjatë natës deri në mëngjes për mirëmbajtjen dimërore, pastrim dhe kriposje në rrugën e Dardhës, në rrugën e Voskopojës, në rrugë Korçë – Qafa e Qarrit- Ersekë. Aktualisht nuk ka reshje, por erë shumë të fortë dhe temperatura nën zero gradë.

Qarkullimi për mjetet e vogla lejohet vetëm gjatë orëve të paradites me pajisje dimërore në rrugën e Dardhës nga km 7 deri në km 13.6.

Për shkak të erës së fortë në 3 njësi të qytetit të Pogradecit gjatë natës ka pasur probleme me energjinë më konkretisht në Dardhas, Çerravë dhe Proptisht. Disa fshatra të Gores nga mbrëmë janë pa energji elektrike. Po ashtu për shkak të motit dhe erës në parkun e këtij qyteti në orët e para të mëngjesit është rrëzuar një pemë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *