Debate në Kuvend/ Dhunimi i të miturës përplas Boçin me Kushin, ministrja: Boll tani se është turp

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, deputeti Luçiano Boçi deklaroi se qeveria siç e ka nisur do të ngrejë teori dhe për motër e vëlla, njëjtë si u bë me ‘prindi 1 dhe 2’. Boçi tha se qeveria nuk e ka në qëndër familjen e se po e shkatërron atë.

Boçi: Dilni me teorira prindi 1 dhe prindi 2, prit kur të dilni me teori për motër dhe vëlla. Nuk keni fëmijët tanë në qendër, po shkatërroni thelbin e familjes, askush nuk flet dhe askush nuk foli.

Më tej, ai foli dhe për dhunim e vajzës në Kamëz, duke thënë se qeveria mendon vetëm për tenderat dhe se familjet shqiptare janë lënë të vetme.

Luçiano Boçi: Po për dhunimin e vajzës në Kamëz, kur doli ministrja? E kanë vëmendjen tek ‘puzzle’ i të ardhurave, kush do marrë më shumë që të teprojë mëshumë, të bëjë tendera sekretë, çmenduri, çmenduri, çdo gjë bëhet me tender sekret. Familjet shqiptare janë lënë të vetme. Ndodhi drama e 6-vjeçares, ku është kryeministr, pse nuk flet? Në çdo vend do kishte thënë fjalën e tij? Na tregon satelitët me gishtin e tij. Vajza shkonte çdo ditë me shenja në shkollë. Policia del me njoftim, kapet autori, po pse me këtë zgjidhet? A ofrohet mbështetje këtu nga Arsimi, Shëndetësia? Dënimi i babait e zgjidh këtë?

Evis Kushi: Meqë duhej kthyer përgjigje. Turpi më i madh që mund të ndodhë në shoqëri është kur dhuna përdoret politikisht. Turp është kur ngjarjet e rënda përdoren politikisht, ju i mësoni dhe vini t’i thoni këtu për t’i përdorur politikisht. Fatkeqësinë e saj po e përdorni politikisht. Vajza është e mitur, e mitur. Nuk reagohet me fjalë, reagohet me vepra, me institucione. Boll tani se është turp. Ju ikni në shtëpi dhe i harroni fare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *