Debat tek ‘Kryetarët’/ Qeveria prezanton buxhetin 2023, Tabaku: Ku e keni paketën fiskale? Balla: Nuk votohet sot, mos bëni pyetje

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur këtë të premte për projektligjin e buxhetit 2023.

Kjo konferencë ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës, ku deputetët e PD Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku kanë kërkuar prezantimin e paketës fiskale.

Lidhur me kërkesën e PD, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se paketa do të vijë më vonë, por kjo ka nxitur debat pasi Tabaku tha se nuk mund të ketë prezantim të buxhetit pa paketë fiskale.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Dua që dy çështjet e para të diskutohen tani.

Tabaku: Kam një kërkesë. Ne diskutojmë buxhetin por nuk kemi paketën e re fiskale. Ka disa propozime të qeverisë dhe duhet të silleshin këto. Është parashikuar hapja e basteve dhe një taksë prej 30%.

Balla: Nuk votohet sot buxheti. Prezantimi i buxhetit do ketë një diskutim të gjerë dhe ligjvënësi parashikon pa votuar buxheti nuk del paketa fiskale. Paketa fiskale do të dalë më vonë, nuk ka ndryshime thelbësore por veç të vogla. Kërkoj mirëkuptimin tuaj, nuk ka pyetje dhe kërkoj që në të gjitha komisionet përfaqësimi të jetë në nivel ministri.

Tabaku: Je deputet me eksperiencë, buxheti vjen bashkë me paketë fiskale. Nuk e di si është bërë prezantimi. Ku është paketa fiskale dhe si janë llogaritur?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *