Debat për parkingjet me pagesë në Komision/ Gështenja: Çdo rrugë të ketë 50% të parkimeve falas

Ndryshimet në kodin rrugor shkaktuan debate në sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Deputeti demokrat tha se çdo rrugë në Shqipëri duhet të ketë 50% të parkimeve me pagesë.

“Numri i posteve në të gjitha rrugët duhet të jetë minimum 50% pa pagesë. Për të mos lënë hapësira që pushteti vendor i kujtdo krahu qoftë, të mos abuzojë, por ta sanksionojmë me kod. Tani dhe të ndahet me rrugë, gjysma e rrugës me pagesë, gjysma pa pagesë. Marrim një rrugë në Tiranë, që ka 100% rrugë me pagesë, jo ne e lëmë 50 me 50%”, tha Gështenja në Komision.

Propozimi i Gështenjës ka ngjallur debate në Komision.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *