Cristiano Ronaldo ndan sekretin e suksesit të tij

Sulmuesi i Manchester United Cristiano Ronaldo tregoi se çfarë e ndihmoi të arrijë lartësitë në futboll.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pranoi se në fillim të karrierës së tij u përpoq të mësonte nga shokët e skuadrës: Keane, Ryan Giggs.

“Prandaj kam qenë i suksesshëm në futboll dhe me këtë lidhet edhe jetëgjatësia ime futbollistike”, ka thënë sulmuesi 37-vjeçar në një intervistë për Piers Morgan.

Cristiano Ronaldo luajti për Manchester United nga 2003 deri në 2009 para se të kthehej në klub në vitin 2021. Në total, portugezi ka shënuar 145 gola në 346 ndeshje për Djajtë e Kuq.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *