Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete nga Covid-19, ja sa raste të reja infektimi u shënuan brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë: 389 testime, 23 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 55 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 594 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 389

Testime totale 1,978,622
Raste pozitive 330,830
Raste të shëruara 326,647
Raste Aktive 594
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 284
Elbasan 67
Fier 55
Shkodër 53
Vlorë 32
Durrës 31

Lezhë 19
Dibër 21
Korçë 11
Berat 10
Gjirokastër 11
Kukës 0

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *