Çmontohet banda shqiptare e grabitjes në Itali, ja çfarë u gjet në banesat e tyre

Autoritetet italiane kanë shkatërruar bandën kriminale shqiptare që operonin në fushën e grabitjes. Për pasojë janë arrestuar pesë shqiptarë në Marcianise, në zonën Caserta.

Policia e qytetit ka ndalur makinën ku ishin pesë shqiptarë. Gjatë kontrollit fizik, u gjetën 4 mijë euro cash, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora Rolex dhe objekte të tjera të çmuara.

Nga hetimet e menjëhershme, rezultoi se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.

Shqiptarët janë në pritje të komunikimit të masës së sigurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *