Cili është problemi i romancave në vitin 2022?

Interneti po merr përsipër lidhjet dhe perceptimin për dashurinë. Një nga tiparet më të këqija të romancës në vitin 2022, është roli i aplikacioneve virtuale të takimeve dhe ideve që shpërndahen në rrjet.

Aplikacionet e takimeve i “përputhin” njerëzit bazuar në ato që kanë të përbashkëta  (pëlqime, mospëlqime, filma etj), në vend të asaj që i dallon. Ndërsa në realitet çiftet provojnë se të kundërtat nuk tërhiqen domosdoshmërisht, por me siguri zgjasin më shumë. Virtualja është një botë me liri veprimi të pabesueshme. Aty mund të përjashtohen partnerët e mundshëm bazuar në gatimin e preferuar apo detaje të tjera. Por nëse kthehemi në realitet, mesazhi mbetet aty.

Sot, edhe njohja në jetën reale me miq të përbashkët ose të huaj, kur kaloni një natë jashtë, bëhet tepër e vështirë, pasi të gjithë janë të fokusuar në celularët e tyre. Fatkeqësisht marrëdhëniet paragjykohen para se të ndërtohen, njerëzit e kanë më të thjeshtë të mohojnë dhe shmangin sesa të pranojnë dhe të përpiqen.

Pjesa më e keqe e kulturës së lidhjeve në vitin 2022 është mesazhi negativ ndaj dashurisë, martesës, seksit dhe romancës. Shumë nga hitet kulturore të sotme idealizojnë ndarjen e marrëdhënieve. Përqendrimi në vetë-realizim ka çuar në rritje të pakënaqësisë ndaj dashurisë, sepse dashuria e vërtetë kërkon të vendosësh veten në vend të dytë. Pika kritike nuk është marrëdhënia tradicionale kundrejt jotradicionales, por marrëdhënia egoiste kundrejt vetëmohimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *