Cilat janë shtetet më të vizituara në botë?

Përpara pandemisë COVID-19, Franca ishte vendi më i vizituar në botë duke tërhequr 88.1 milionë vizitorë në vitin 2019, sipas GlobalData. Spanja pretendoi vendin e parë në 2021, por Franca e kapërceu atë, pasi ka mirëpritur 66.6 milionë vizitorë ndërkombëtarë në 2022.

“Përkrah Italisë dhe Spanjës, Franca përfaqëson një segment të rëndësishëm të rritjes në Evropën Perëndimore” – u shpreh Hannah Free, analiste e udhëtimeve dhe turizmit në GlobalData.

“Vendi nuk është i popullarizuar vetëm me udhëtarët nga vetë Evropa – veçanërisht Britania e Madhe, Gjermania dhe Belgjika – por është gjithashtu i popullarizuar me vizitorët nga larg, duke përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara”.

GlobalData ka parashikuar që Franca do të tërheqë rreth 93.7 milionë udhëtarë ndërkombëtarë në vit deri në vitin 2025, duke forcuar titullin e saj si vendi më i vizituar në botë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *