CIA zbulon nëse Putin është i sëmurë apo jo

Sipas William Burns, kreut të agjencisë amerikane, presidenti rus “është shumë i shëndetshëm”.

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme se Vladimir Putin mund të jetë i sëmurë ose të ketë probleme mendore , CIA thekson se nuk ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë . “Nuk ka asnjë informacion nëse Vladimir Putin është i paqëndrueshëm apo me shëndet të dobët”, sqaroi drejtori i agjencisë së inteligjencës.Ëilliam Burns, i cili gjithashtu bëri shaka se udhëheqësi rus duket “shumë i arsyeshëm”.

Daily Mail  kishte filluar të fliste për një sëmundje të dyshuar të presidentit rus në mars, duke cituar disa raporte të inteligjencës perëndimore. Që atëherë, gjendja shëndetësore e kreut të Kremlinit ishte monitoruar, aq sa çdo dalje e tij publike ishte studiuar. Ecja, gjestet dhe shprehjet e fytyrës tashmë ishin në shënjestër të të gjithëve. Sipas hulumtimit fillestar, Putin mund të kishte vuajtur nga një problem me demencë ose parkinson. Dhe, përsëri, u fol edhe për një tumor që trajtohet me barna që shkaktojnë ënjtje të dukshme të fytyrës. Për të e konfirmuoi tezën e tumorit, në maj, gjithashtu kreu i 007 ukrainas, gjeneral major Kyrylo Budanov, në një intervistë për Sky Neës , por megjithatë, ai nuk kishte dhënë ndonjë detaj ose prova të pretendimeve të tij.

– Sipas të përjavshmes Newsweek , Putini iu nënshtrua një trajtimi në prill nga njëkancer në fazë të avancuar. Informacioni do të ishte përfshirë në një raport konfidencial të hartuar nga inteligjenca amerikane. Mosmarrëveshja, e zbuluar për të përjavshmen nga tre drejtues të inteligjencës amerikane, të cilët e kishin lexuar personalisht dokumentin, kishte arritur kulmin e thashethemeve prej muajsh për problemet e supozuara shëndetësore të presidentit rus, të mohuara shpejt nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *