Christopher Hill: Serbia duhet të mendojë se ku qëndron e ardhmja e saj

Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se Serbia duhet të mendojë se ku qëndron e ardhmja e saj dhe nëse “ky qëndrim neutral” i Beogradit zyrtar është i qëndrueshëm dhe se, siç theksoi ai, “kështu e merr vendimin e saj”.

Hill u tha gazetarëve në Beograd se ajo që ndodhi në Ukrainë “është një sulm brutal ndaj atij vendi dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, diçka që është krejtësisht e papranueshme në këtë shekull”.

Ai shtoi se një zhvillim i tillë nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. “Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se të gjithë duhet të rimendojmë se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ai.

I pyetur se cili duhet të jetë prioriteti (për Serbinë) për momentin – vendosja e sanksioneve kundër Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, Hill u përgjigj se këto janë çështje për autoritetet serbe.

Unë mendoj se kjo është pyetja që duhet t’ua bëni përfaqësuesve të qeverisë suaj, unë përfaqësoj qeverinë amerikane këtu dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla, kështu që ju duhet të gjeni përgjigje për ato pyetje me autoritetet serbe,” tha Hill.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *