Chris Rock flet për incidentin me Will Smith: Akoma më dhemb

Komendiani i njohur Chris Rock ka reaguar sërish për goditjen e famshme me shuplakë nga kolegu i tij Will Smith gjatë ndarjes së çmimeve ‘Oscars’, pothuajse një vit më parë, ngjarje e cila tronditi miliona njerëz në mbarë botën.

“Të gjithë e dinë, po, ndodhi, unë u godita me shuplakë një vit më parë – u godita nga kjo pamasë dhe njerëzit thonë, ‘A dhemb?’ Ende dhemb”, tha Rock.

Rock u shfaq i revoltuar teksa foli për Smith në fund të shfaqjes së tij stand-up ‘Selective Outrage’, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Netflix nga Teatri Hippodrome në Baltimore të shtunën mbrëma.

Gjatë ceremonisë së Oscar-it të vitit të kaluar, Smith, i cili fitoi atë natë çmimin për aktorin më të mirë, goditi Rockun në mes të transmetimit pasi ai bëri shaka për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, që nuk kishte flokë.

Pasi i bërtiti Rock-ut nga vendi i tij, Smith doli në skenë për ta goditur në fytyrë. Komediani më vonë nuk pranoi të ngrinte akuza. Pavarësisht se ka shkuar në një turne botëror kjo është hera e parë që aktori i humorit flet gjatë për incidentin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *