CHAMPIONS LEAGUE/ Milani pret Brojën, Real Madrid, PSG dhe City “zyrtarizojnë” kualifikimin

UEFA Champions League luan sot ndeshjet e “kthimit” për javën e 4-t për fazën e grupeve. Në orën 18:45, Manchester City do të “mbyllë” llogaritë për kualifikim teksa sfidon Copenhagen në Danimarkë. Në të njëjtën orë, Juventusi nuk ka ç’bën më shumë përveçse të bëjë detyrën e saj përballë Maccabi Haifa në Izrael dhe të kryqëzojë gishtat për humbjen e Benficas me PSG në mbrëmje.

Në orën 21:00 do të luhen ndeshjet e tjera ku vëmendja kryesorë është në grupin E, ku vendi i parë është vetëm 2 pikë larg vendit të fundit. Garë e ashpër me Milanin që pret Chelsean në San Siro ndërsa Salzburg udhëton në Kroaci për të sfiduar Dinamo Zagreb.

Real Madrid nëse fiton sonte ndaj Shakhtar do të sigurojë automatikisht kualifikim në fazën tjetër. Në të njëjtin grup, Leipzig synon të mposhtë Celtic për të marrë vendin e dytë nga Shakhtari.

NDESHJET E DITËS:


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *