Çfarë po ndodh me ‘Twitter’? Punonjësit japin dorëheqjen, kompania mbyll zyrat

Që në momentin kur Elon Musk bleu ‘Twitter’, platforma sociale është ‘zhytur’ në një krizë që vështirë se do të dalë, ndërsa së fundmi qindra punonjës raportohet se kanë refuzuar kushtet që miliarderi u ka vendosur për të vazhduar punën.

Nga ana tjetër, vështirësitë me negociatat mes Musk dhe punonjësve kanë bërë që kompania të mbyllë përkohësisht zyrat për stafin, ndërsa përdoruesit e Twitter, menjëherë ps këtyre lajmeve, kanë nisur t’i japin lamtumirën rrjetit social me hashtag-et: #RIPTwitter dhe#TwitterDown.

Sipas “New York Times” Twitter ka njoftuar përmes email-it se do të mbyllte zyrat dhe do të çaktivizonte aksesin e stafit në godina deri të hënën. Por çfarë e çoi situatën deri në këtë pikë? Fakti që Musk i ka kërkuar stafit që të binte dakord të punonte me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largohen. Mediat raportojnë se qindra punonjës nga stafi i mbetur kanë zgjedhur të largohen.

Mes atyre që janë larguar janë edhe shumë inxhinierë përgjegjës për rregullimin e defekteve dhe parandalimin e ndërprerjes së shërbimit, duke vënë të ardhmen e Twitter-it vërtetë në dyshim.

Sipas publikut Twitter mund të “zhduket” brenda disa orësh ose ditësh, për ta është thjesht çeshtje kohe. Ne na mbetet veçse të presim e të shohim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *