Çfarë i pret shenjat deri në fundvit!

Astrologia Crysanth Kalogeri, ka bërë parashikimin e periudhës së mbetur të 2023-shit, në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan.

Ajo u shpreh që 2023-shi mbyllet bukur, ndërsa 2024-a nis akoma më bukur. Me datën 27 dhjetor do të kemi edhe hënën e plotë në Gaforre, e cila do të na sjellë më afër familjes dhe të dashurve.

“Hëna e plotë në Gaforre do zhvillohet në datën 27 dhjetor. 2023-shi përpara se të largohet, ka vendosur të na shpërblejë dhe ka vendosur të na marrë me të mira për mos të na lënë të mërzitur. Kemi përpara një periudhë pozitive në vija të përgjithshme dhe një periudhë me larmi në aspektet astrologjie. Që nga data 16-17 deri në datën 19 dhjetor të jeni të kujdesshëm, se dhe sot ose nesër mund të merrni gjoba. Njëkohësisht keni mundësi të rregulloni çështje të së kaluarës. Sot dhe nesër evitoni pakujdesinë. Në datën 20-21 janë dy ditë shumë të mira, ditë erotike me pasion. Me takime të papritura, me persona të rinj, por edhe me persona nga e kaluara. Kujdes në marrëdhëniet ekzistuese, sepse pa dashur mund të hyni në konflikte. Këto dy ditë ofrojnë biseda serioze , informacione të rëndësishme dhe këshilla shumë të nevojshme. Data 24 dhjetor, një ditë shumë e mirë për takime serioze, për bashkëpunime serioze, për gjëra që do të bëjmë atë ditë. Na data 25 deri në datë 27, dy ditë shumë të mira për të përfituar. Janë ditë që na ofrojnë fat dhe shanse. Hëna e plotë në shenjën e Gaforres në datën 27, do të na sjellë afër familjes dhe të dashurve për të kaluar bukur festat. Një hënë e plotë prej të cilës duhet të përfitojmë, të kemi realizime me perspektivë në çdo fushë. Nga data 27-28-29 kujdes udhëtimet. Kujdes mos harroni gjërat duke u nisur për udhëtime. Sigurohuni që çdo gjë e keni në rregull. Njëkohësisht, mos humbisni kontrollin, mos pini jashtë mase, kujdes në fjalët që mund të përdorni dhe kujdes çfarë premtoni ose pfarë ju premtojnë të tjerët. Është i bukur entuziazmi, por të dimë edhe kufijtë, mos ta teprojmë. Kemi një rrezik për humbje dhe për gabime ndërkohë që atmosfera është kaq e mirë dhe festive. 2023-shi mbyllet bukur dhe 2024-a nis akoma më bukur.” – u shpreh astrologia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *