Çështja e Butrintit/ Balla replikë Berishës: Vetëm sepse fondacioni është amerikan, ju ka marrë peng non-grata

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha pas deklaratave të tij mbi marrëveshjen e Butrintit.

Balla tha se arsyeja e vetme që ai i kundërvihet është se kemi të bëjmë me një fondacion amerikan.

“Marrëveshja për administrimin e zonave të Parkut Kombëtar të Butrintit e ka marrë po-në e shumicës, është votuar, do të rrisin numrin e turistëve që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Personi që sapo foli hyri në tema që nuk i merr vesh, të ngatërrosh zonën e mbrojtur botërore. Edhe zona tjetër nuk mund të ndërtohet aty, konkluzioni është se asnjë nga ju që jeni kundër nuk keni pasur fare merak për Butrintin. Më vjen keq për një pjesë të madhe të opozitës që u mor peng nga non grata e madhe e cila e nxorri kokën duke ju turrur amerikës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *