Celibashi: PD nuk ka dashur vetë që çështja të zgjidhet

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ka qenë vetë Partia Demokratike që nuk ka dashur regjistrimin në zgjedhje. Ai shprehet se nuk i di arsyet e këtij qëndrimi.

“Ka çështje që interpretohen, por ky rast nuk lë vend për interpretim dhe qëndron dhe ajo që ju thatë që ka pasur gjithë vullnetin dhe e kam kuptuar rolin e kësaj çështje, e kuptoj rëndësinë e standardit të procesit zgjedhor, por nuk do të thotë që të merret një vendim në shkelje të ligjit, por flasim për një përmbushje të detyrimeve që çdo parti ka në saj të kërkesës për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor.

Të gjithë kryetarët e partive politike, rreth 50 parti, deklarata është nën shkruar nga kryetari i partisë, edhe në ato raste kur kryetari ka autorizuar të tretët, pra të gjithë e kuptoj që atë dokument duhet ta nënshkruajnë vetë. Nuk kam asgjë personale me PD, për më tepër që në raport personal kam shumë miq dhe shok, kam pasur angazhimin që kjo çështje të zgjidhet, por nuk kanë dashur që ta zgjidhin, arsyen e dinë ata. Për zotin Basha nuk ka asnjë obligim ligjor, por për këdo tjetër të interesuar do duhet që këtë fakt ta pasqyronin në gjykatë, vetëm kështu, do të fitonin legjitimitetin të tjerë për t’u sjellë si kryetar i PD. Prandaj iu dhashë 48 orë kohë, isha i gatshëm që t’ju jepja më shumë kohë, nuk e donin, nuk e kuptoj kush është i forti”, tha Celibashi.a

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *