Burri maskohet si gruaja e tij, por e gjen ‘belaja’ në mes të fluturimit…

Një burrë nga Indonezia u maskua si gruaja e tij për të fluturuar me avion. Shkak u bë fakti se ishte i infektuar me Covid dhe nuk do e lejonin që të hipte në avion.

Ai mori pasaportën e gruas së tij së bashku me rezultatin e saj negativ të Covid. Burri i infektuar me Covid u vesh me niqab (veshjet që veshin gratë dhe mbulojnë të gjithë fytyrën) në mënyrë që të mos kuptohej nga të tjerët.

Ndërkohë që në mes të fluturimit, burri shkoi në tualet dhe ndryshoi rrobat, duke veshur ato të tijat. Kjo gjë u vu re nga një stiuardesë, e cila ngritit alarmin në avion. Pasi avioni u ul, Policia e arrestoi burrin dhe i bënë testin anti-Covid. Pas rezultatit pozitiv, ai u urdhërua të vetë-izolohej. Ndërkohë që sa të mbaroj karantinën, burri do të ndiqet penalisht për veprimin që bëri.

/Burimi: BBC/ Përshtati në shqip: Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *