Britani/ Shqiptari që drejtonte shtëpinë publike “i shpëton” dëbimit (Emri)

Një shqiptar i burgosur për drejtimin e një shtëpie publike i ka ‘shpëtuar’ deportimit, pasi një gjykatës e përshkroi atë si “të zgjuar dhe punëtor”.

25-vjeçari Kristian Kodra është dënuar me dy vjet burg për drejtimin e institucionit kriminal që furnizonte me kokainë dhe prostituta. Pavarësisht dënimit të Kodrës për administrimin e një shtëpie publike, posedim të pronës kriminale dhe posedim të letërnjoftimeve false, atij i është thënë se mund të qëndrojë në Britani.

Duke mbështetur ankesën e tij kundër dëbimit për arsye të të drejtave të njeriut, gjykatësja Cordella Bart-Stewart tha: “Nuk ka asnjë provë që ai përbën një rrezik për publikun. Ai është një i ri i zgjuar dhe punëtor me potencial për të kontribuar shumë në shoqëri. Ai ka një shtëpi këtu dhe mbështetje. Ai do të mund të punonte. Unë konstatoj se interesi publik nuk kërkon që ankuesi të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar.”

Ajo gjithashtu vuri në dukje se ai kishte “hemofili të rëndë” dhe nuk do të kishte akses në të njëjtin nivel trajtimi në Shqipëri, duke ndikuar në jetëgjatësinë e tij.

Kodra kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 15 vjeç dhe iu dha leja e kufizuar për të qëndruar përpara se të apelonte për ta zgjatur atë në 2017. Pas një refuzimi fillestar, atij iu dha leja për 18 muaj të tjerë në korrik 2019, muaji kur u arrestua për drejtimin e bordellos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *