Britani/ Në pranga 35-vjeçari, punësonte prostituta në këmbim të drogës e alkolit

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi punonte në ‘shtëpi bari’.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Oetjon Agalliu i cili kishte hyrë ilegalisht, pasi kishte mbërritur në Angli me kamion.

Mësohet se Agalliu kujdesej për 1174 rrënjë kanabisi në ‘shtëpinë e barit’ të cilat pas daljes në treg do të kapte vlerën e 146,000 paund.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas përgjimit të disa telefonatave, ku ndër të tjera kishte pyetur nëse dikush me të cilin ishte në kontakt mund të rregullonte dokumente për azil për një tjetër, duke ofruar deri në 25,000 paund.

Ai madje ofroi të paguante punonjësit e seksit për të vizituar shtëpinë e tij dhe pije e kokainë si “shpërblim”.

35-vjeçari para Gjykatës ka deklaruar se ka mbërritur në Britani me shpresën për të gjetur punë, ndërsa më pas iu ofrua mundësi për të punuar në “shtëpinë e barit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *