Brenda mureve të torturave/Dalin pamjet e vilës së financierit që dhunoi seksualisht dhjetëra të mitura

Rezidenca e Jeffrey Epstein është shitur për 51 milion dollarë nga një blerës anonim. Deri tani duket gjithçka në rregull, por ka diçka rreth kësaj shtëpie që e bën atë disi të veçantë.

Rezidenca prej 28.000 metra katrorë, ka një të kaluar të errët. Aty ishte vendi ku Epstein çonte vajza të mitura 14 vjeçare dhe abuzonte seksualisht me to. Pedofili i dënuar dyshohet se kishte instaluar kamera sekrete brenda pronës, për të spiunuar viktimat e tij.

Shtëpia ishte e pajisur me një dekor të pazakontë, duke përfshirë pikturën tani famëkeqe të Bill Clinton me një fustan.

Të ardhurat nga shitja e vilës do të shkojnë si kompensim te të gjitha viktimat e tij, që ranë pre e dhunës seksuale.

Prona u hodh për herë të parë në treg në korrik për 88 milion dollarë, pak më shumë se një vit pasi Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut, ndërsa priste gjyqin për një varg akuzash për abuzim seksual.

Çmimi u ul më pas me 23 milion dollarë dhe shkoi në 65 milion dollarë në janar. Blerësi i vilës nuk dihet ende se kush është, ashtu sikurse nuk dihet se çfarë ka planifikuar të bëjë me të. Sidoqoftë, reputacioni i kësaj shtëpie do të jetë i vështirë për t’u ndryshuar. Epstein ka abuzuar seksualisht me dhjetëra minorene në këtë shtëpi.

Shtëpia u bastis nga FBI-ja në korrik të vitit 2019, si pjesë e një trafiku seksual. Gjatë bastisjes, autoritetet federale thuhet se gjetën mijëra fotografi të femrave të zhveshura, dhe një tavolinë plot me lodra seksi. Në çdo cep të shtëpisë kishte kamera, madje dhe në dhomat e gjumit e në tualete.

Epstein u gjet i varur në qelinë e tij në gusht të 2019-s, ndërsa ishte në pritje të gjyqit. Vdekja e tij u mendua si vetëvrasje, por avokatët e tij dhe disa anëtarë të familjes pretendojnë se ai u vra nga njerëz të lartë e të fuqishëm, në mënyrë që Epstein të mos nxirrte në dritë sekretet e tyre.

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-9351011/Jeffrey-Epsteins-Upper-East-mansion-sells-51million-mystery-buyer.html

Përshtati: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *