Braçe ‘sulmon’ ministren Krifca: Tokat e bukës ia keni dhënë deputetit të PD për të mbjellë plepa

Deputeti i PS, Erion Braçe tha se ministrja e Bujqësisë nuk ka kontroll mbi kontratat e dhënies me qera të tokave bujqësore.

Sipas tij një pjesë e mirë e përfituesve e kanë keqshfrytëzuar tokën bujqësore, pasi kanë mbjellë plepa

“Nuk keni bërë asnjë takim, zero, nuk ka konflikt të banorëve mes fshatrave, por me autoritetet që menaxhojnë tokat. Sipërfaqe prej 100 hektarësh ka qenë e lirë, pse nuk u shfrytëzua? Toka që u kthye në orizore, është shkatërruar përfundimisht, e papërdorshme për 3-4 vitet e ardhshme. Në këtë sipërfaqe, kryetari i PD së zonës ka mbjellë plepa. Toka është e zënë për 40 vite, kur kjo tokë këtu mund të ishte shfrytëzuar për mbjelljen e grurit. I keni dhënë tokë bujqësore për të mbjellë plepa.

Kontratat me Agro Fuish Horti, një tjetër firmë ka dështuar, nuk e di çfarë do të auditoni ju, pasi kjo është shitur që në Mars të këtij viti, më keq akoma për ministrinë tuaj po ndërton sera një super djalë i ardhur nga Spanja. Urdhëroni çfarë serash po ndërton. Ky është problemi që kam unë, këta njerëz duhen mbështetur. Vazhdojmë me kontratën e tretë Farm Albania SHPK, me kapital 120 lekë, vetëm ata në Ministri mund ta dinë se si e kanë lidhur këtë, kjo kompani ka pezulluar aktivitetin e saj në QKR, a mund ta di unë çfarë është bërë me kontratën gjatë kohën e pezullimit”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *