Braçe: Çmimet e larta vijnë nga mungesa e konkurrencës

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare të ditës së sotme. Ai e vuri theksin tek çmimet e larta, si një problematikë e madhe që sipas tij buron nga mungesa e konkurrencës.

“Kemi para një sfidë të madhe, çmimet. Ato janë problemi më i madh që kemi tani. Çmimet e larta që nuk ndryshojnë janë për shkak të një tregu të kapur dhe aspak konkurrues. Inflacioni i importuar po bien, çmimi jo. Duhet të bëjmë që tregjet të funksionojnë. Çmimet të shkojnë atje ku ekonomia po i çon përmes inflacionit në rënie. Kjo që po ndodh me çmimet është përtej ekonomisë sepse po të ishte ndryshe gjithçka do funksiononte në zbritje, veçanërisht të produkteve të importuara që çmimet e të cilave në tregjet ndërkombëtare po vijnë duke rënë. Konkurrueshmëria sjell çmime më të ulta. Nëse do vazhdojmë të ushqejmë ekonominë me çmime të larta, edhe politika e sotme do të dështojë. Nuk besoj se sektori privat do udhëhiqet nga ky vendim që po marrim sot për të rritur rrogat për punëtorët e tij,” tha Braçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *