Bota i heton, SPAK i arreston, gjykata i dënon por Call Center shtohen përditë. Ja skema e re

Gjermanë, spanjollë, italianë janë grabitur dhe më pas kanë denoncuar. Hetimet e shteteve të sipërpërmendura sollën një valë arrestimesh mashtruesish me call center që nëpërmjet skemave forex kishin arkëtuar miliona euro nga ky aktivitet.

    

 

Megjithë faktin që kjo çështje u bë problem serioz, sërish ky aktivitet vijon lirshëm në çdo cep të Tiranës. Askush nuk i shqetëson, madje ata që kanë për detyrë t’i kapin, presin ditën për të marrë zarfin e vet.
Duke qënë se shumë pronarë call centerash u ekspozuan, gjetën një formë të re për të mos u pikasur nga punonjësit. Zgjodhën që me stafin të merren agjencitë e rekrutimit.
Por sërish adresat, vendet dhe qellimi i punës, është i njohur që në shpalljen e njoftimit.


Ky krim që ndodh në çdo cep të Tiranës, dhe reklamohet edhe në rrjete sociale, nuk ka rënë në sy të policisë së shtetit? Padiskutim që po, por nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe polic edhe mbrojtës i vjedhjes.

 

Në vijim, priza.al do të publikojë një listë me adresa konkrete, emra pronarësh dhe mbrojtësit e tyre në policinë e shtetit. Gjithashtu do publikojmë se si pronarë call centerash forex, sot janë pjesë e industrisë së ndërtimit në Tiranë apo bregdet, janë pjesë e shoqerive të taksive e në të tjera bisnese në dukje të ligjshme.
Shpresojmë që kjo këmbanë alarmi që priza.al ka kohë që i bie, të bjerë në veshin e duhur dhe t’i thuhet stop vjedhjes masive që po kryhet nëpërmjet skemave forex.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *