A u dekonspirua operacioni i SPAK, Dumani: Nuk kam asnjë të dhënë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot në Komisionin e Ligjeve ku foli dhe për Megaoperacionin.

Dumani iu përgjigj disa pyetjeve ku një nga to ishte nëse megaoperacioni i SPAK ishte dekonspiruar ku ai u shpreh se nuk kishte informacione për këtë gjë.

Altin Dumani: Nuk kam asnjë të dhënë apo indicie që operacioni është dekonspiruar.
Gjatë fjalimit së tij Dumani kanë thënë se orientohen vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare.

Altin Dumani: Ne kemi marrëdhënie institucioniale dhe proceduriale me funksionarët dhe ish-funksionarët e shtetit. Kjo është marrëdhënia që SPAK ka ndërtuar. Institucioniale dhe proceduriale në rastet kur duhet të thirren në rolin e të hetuarit, të pandehurit apo edhe të deklaruesit para Prokurorisë së Posaçme. Ne jemi të shurdhët nga çdo lloj retorike politike. Orientohemi dhe jemi të përgjegjshëm vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *