Guvernatori Gent Sejko për mikro-kreditë: Normat e interesit janë ulur me tre herë, subjektet financiare i janë nënshtruar të gjitha kontrolleve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ku theksoi se subjektet që japin mikrokredi i janë nënshtruar kontrolleve.

Gjithashtu Sekjo përmend faktin se revokimi i licensës është masa e fundit që BSH mund të marrë. Sejko thotë se janë bërë inspektime dhe se normat e interesit janë ulur me tre herë.

Sipas Sejkos nga nivelet e 200 përqind është ulur tek 60-50 përqind. Gjithashtu ai pranon se janë marrë masa që detyrimi për klientët të mos jetë më shumë se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

Fjala e plotë:

Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *