Borell telefonon Ramëm pas sulmeve kibernetike: BE krah Shqipërisë

Shefi i BE për politikë të jashtme dhe Siguri Josep Borell, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrinë Shqipërisë Edi Rama dhe se në qendër kanë qenë sulmet kibernetike.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrel shkroi se sulmi është kërcënim ndaj ntegritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe se përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme.

“Fola me Kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *