Bomba në makinë vret 30 persona në Afganistan

Zyrtarët lokalë në Afganistan kanë njoftuar se disa nxënës të shkollave të mesme janë mes 30 personave të vrarë me bombë në një makinë. Bomba shpërtheu të premten afër një bujtine ku studentët po qëndronin në Pul-e-Alam, kryeqyteti i provincës lindore Logar.

Dhjetëra njerëz u lënduan, ndërsa dëshmitarët përshkruan çatitë që shembeshin dhe viktimat që ishin bllokuar nën mbeturina, shkruajnë mediat e huaja.

Shpërthimi ka ndodhur, në kohën që njerëzit prisnin agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit, kurse asnjë grup nuk ka pranuar se qëndron pas shpërthimit. Afganistani ka parë një rritje të dhunës që kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqeshin deri më 11 shtator.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *